Në një ndeshje jashtëzakonisht shumë të luftuar, Southamptoni ka arritur të marrë një pikë në shtëpi kundër Tottenhamit.
Ndeshja e së shtunës që përfundoi 3:3 i takoi xhiros së 28-të të Premier Leagues dhe dhuroi dramë në fund për tifozët e pranishëm në stadium.
Pedro Porro në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shënoi për 0:1, por me të nisur pjesa e dytë, shifrat u barazuan në 1:1 nga Che Adams.
Harry Kane në minutën e 65-të shënoi për epërsinë tjetër të Tottenhamit, ndërsa Ivan Perishiq shënoi për 1:3 në minutën e 74-t.
Rezultatin e ngushtoi Theo Walcott në minutën e 77-të, kurse James Ward-Prowse realizoi nga pika e bardhë në minutën e tretë të kohës shtesë.
Edhe
Vetëm një pikë për Tottenhamin që vazhdon garën për ekzistencë
Southamptoni vazhdon luftën e madhe për mbijetesë sivjet.
Ka 23 pikë në vendin e fundit, por është vetëm dy pikë larg zonës që siguron mbijetesën. Tottenhami ka 49 pikë.