Mesfushori Yves Bissoma është përforcimi i radhës te skuadra e Tottenhamit për sezonin e ri, ka njoftuar “The Times” të martën.
Bëhet e ditur se Tottenhami tashmë ka mbyllur marrëveshjen me Brightonin për Bissouman, e cila do të zyrtarizohet së shpejti.
Për transferimin e 25-vjeçarit, Tottenhami do të paguajë 30 milionë euro, kurse Bissouma do të firmosë kontratë katërvjeçare me ekipin nga Londra. Bissouma bëhet transferimi i tretë te Tottenhami pas Ivan Perishiqit e Fraser Forsterit, të cilët iu bashkuan si lojtarë të lirë.
Bissouma prej vitit 2018 ka qenë pjesë e Brightonit kur iu bashkua nga Lille, dhe sezonin e fundit ka shënuar dy gola e ka bërë po aq asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.