Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami prezanton përforcimin e tretë

Tottenhami ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit 25-vjeçar nga Brightoni, Yves Bissouma.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit anglez, të premten.

Bissouma ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin londinez.

Tottenhami për t’i siguruar shërbimet e Bissoumas ka paguar dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh, plus bonuset.

Ai bëhet nënshkrimi i tretë i verës te londinezët pas portierit Fraser Forster dhe sulmuesit të krahut, Ivan Perishiq.