Mesfushori Wilfred Ndidi do të jetë përforcimi i parë i Tottenhamit në afatin kalimtar të janarit.
“The Sun” ka raportuar të martën se Tottenhami ka siguruar shërbimet e nigerianit, pasi tashmë ka arritur marrëveshje edhe me Leicester Cityn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Tottenhami do të paguajë mbi 10 milionë euro për 26-vjeçarin, të cilit kontrata me Leicesterin i skadon në fund të këtij edicioni.
Ndidi ka kërkuar largimin nga Leicesteri, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe nuk po dëshiron të luaj në kategorinë e dytë angleze. Ai prej vitit 2017 është pjesë e Leicesterit, ekip me të cilin e ka të fituar një titull kampioni të Anglisë. Në 15 paraqitje këtë edicion te Leicesteri, Ndidi ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 4 asistime. Ai do të bëhet lojtari i dytë që largohet nga Leicesteri për t’iu bashkuar Tottenhamit brenda një periudhe të shkurtër. Para Ndidit një lëvizje të tillë e ka bërë edhe James Maddison, i cili në verë u transferua te Tottenhami.