Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami pas Strakoshës

Londinezët e shohin portierin shqiptar si zëvendësues të Llorisit

Tottenham Hotspuri e ka gati ofertën për portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Sipas të përditshmes “The Sun”, londinezët e shohin Strakoshën si zëvendësues ideal për Hugo Llorrisin.

Krerët e klubit anglez pritet të ofrojnë rreth 35 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e portierit shqiptar.

24-vjeçari po kalon formë fantastike te Lazio, duke qenë një ndër pikat më forta këtë edicion.