Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë për Szczesnyn

Portieri polak, Wojciech Szczesny, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Calciomercatoweb” ka raportuar të mërkurën se Szczesny pritet t’i bashkohet Tottenhamit në fund të këtij edicioni.

Ekipi nga Londra tashmë ka kontaktuar Juventusin dhe i ka bërë ofertë zyrtare për 32-vjeçarin. Ai po shihet te Tottenhami si pasardhës i Hugo Llorisit, i cili do të largohet në verë nga ekipi anglez.

Për kartonin e Szczesnyt, Tottenhami ka ofruar 20 milionë euro dëmshpërblim. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë edicion Szczesny ka 12 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm