Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin Ben Godfrey, i cili këtë edicion po tregon paraqitje te mira te Norwich City.
Kështu, ka shkruar të mërkurën mediumi britanik “Daily Mail”. Mësohet se trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho e sheh Godfreyn si përforcim të duhur për afatin kalimtar të janarit. Për transferimin e tij, Tottenhami është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 15 milionë euro, transmeton Koha Ditore.
Godfrey 21-vjeçar, këtë edicion ka 14 paraqitje në Premier League dhe është i pazëvendësueshëm te Norwichi. Ai te Norwichi u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Shreësbury për 100 mijë euro dëmshpërblim dhe ka kontratë deri në vitin 2023.