Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për portierin e Chelseat, senegalezin Edouard Mendy, ka njoftuar “The Sun” të premten.
Mendy ka kërkuar largimin nga Chelsea këtë verë dhe Tottenhami po e sheh si përforcim ideal për portën.
Në fakt, Mendy te Tottenhami po shihet si zëvendësim ideal për francezin Hugo Lloris, të cilit i skadon kontrata në verë.
Mendy ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.
31-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2020, ndërsa këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit te skuadra nga “Stamford Bridge”.
Ai ka regjistruar vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.