Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Operohet Mendy, mungon për kohë të gjatë

Portieri i Chelseat, Edouard Mendy, për një kohë do të jetë jashtë fushës së gjelbër për shkak se ka kryer operim në gishtin e thyer.

Lëndimin e mori në stërvitje gjatë kësaj jave.

Tani 30-vjeçari do të punojë për stafin mjekësor për t’u kthyer sa më shpejt në fushën e lojës.

Mendy është paraqitur në 104 ndeshje për Chelsean, qëkur iu bashkua në vitin 2020.

Për senegalezin thuhej se do të largohej në këtë muaj, ndërsa skuadrat e interesuara për të ishin Milani dhe Juventusi nga Serie A e Italisë.