Portieri Edouard Mendy ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Chelsea, duke lënë të hapur opsionin e largimit në fund të sezonit aktual, përcjell të enjten “Daily Mail”.
Chelsea i kishte ofruar atij kontratë të re gjashtëvjeçare, të cilën Mendy e ka refuzuar për shkak se nuk ka qenë i kënaqur me pagën e ofruar.
Ai ka paralajmëruar Chelsean se do të largohet në rast se nuk plotësohet kërkesa e tij për pagë vjetore mbi pesë milionë euro.
Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025 dhe pagë vjetore prej tre milionë eurosh. Senegalezi 30-vjeçar është pjesë e skuadrës nga Londra prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Rennesi.