Ekipi nga Serie A, Milani, ka shprehur interesim për portierin Edouard Mendy. “Calciomercato” raporton të premten se skuadra italiane po e monitoron situatën e Mendyt te Chelsea.
Mendy ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean dhe Milani është i gatshëm të bëjë lëvizje për transferimin e tij gjatë janarit.
Për senegalezin 30-vjeçar, i cili këtë sezon nuk është titullar i rregullt te Chelsea, ekipi italian është gati të ofrojë rreth 30 milionë euro. Mendy ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndërsa klubit nga Londra iu bashkua në vitin 2020 Rennesi i Francës.
Këtë edicion, Mendy ka vetëm nëntë paraqitje në kampionatin anglez, ndërsa ishte edhe pjesë e Senegalit në Kupën e Botës “Katari 2022”.