Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni e transferon mbrojtësin e Norwichit, Godfrey

Evertoni e ka transferuar mbrojtësinë e Norwich Cityt, Ben Godfrey, për 25 milionë funte, shifër që mund të rritet deri në 30 milionë funte.

Godfrey (22) ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Evertonin. Ai është transferimi i pestë i Evertonit këtë verë, pas Allanit, Abdoulaye Doucoures, James Rodriguezit dhe Niels Nkonkous.

“Është nder të veshi fanellën e Evertonit dhe të jem pjesë e këtij klubi të madh”, ka thënë reprezentuesi i U-21 të Anglisë.

Evertoni po e kryeson renditjen në Premier League me 12 pikë pas katër xhirove.