Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni pas brazilianit Igor

Skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për mbrojtësin e Fiorentinës, brazilianin Igor.

“Daily Mail” ka raportuar të martën se Evertoni ka përgatitur ofertën për ta bindur ekipin italian në lirimin e tij këtë verë. Mësohet se Evertoni është gati të paguajë mbi 20 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Igor po shihet te Evertoni si përforcim i duhur për repartin defensiv, pasi mund të luajë në qendër dhe krah të mbrojtjes.

Edicionin e shkuar, ai ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, ndërsa regjistroi 42 paraqitje në të gjitha garat. Igor është pjesë e Fiorentinës prej vitit 2020 kur iu bashkua nga SPAL-i.