Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni transferon mbrojtësin Igor

Skuadra nga Premier League, Brightoni ka bërë përforcimin e radhës për edicionin e ri. Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Brazili, Igor, të cilin e ka transferuar nga skuadra e Fiorentinës. Brightoni ka njoftuar të mërkurën për transferimin e 25-vjeçarit, për të cilin ka paguar 17 milionë euro.

Igor me ekipin anglez ka firmosur kontratë katërvjeçare, ndërsa edicionin e fundit ishte njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në Serie A.

Ai ishte pjesë e Fiorentinës prej vitit 2020, ndërsa në total ka regjistruar 110 paraqitje në të gjitha garat.