Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni siguron argjentinasin Barco

Mbrojtësi i krahut të majtë, Valentin Barco, do të jetë përforcimi i parë i Brightonit në afatin kalimtar të janarit.

Mediumet britanike kanë raportuar të martën se Brightoni tashmë ka arritur marrëveshje me Boca Juniorsin që do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave. Për transferimin e Barcos skuadra angleze ka paguar dhjetë milionë euro, ndërsa 19-vjeçari do të firmosë kontratë afatgjate me Brightonin.

Barco vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të talentuar në Argjentinë, ndërsa në ekipin e parë të Boca Juniorsit është promovuar verën e fundit.

Në 35 paraqitje në të gjitha garat Barco ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime, ndërsa me Bocan ka kontratë deri në fund të këtij viti.