Kampioni i Anglisë, Manchester Cityt, ka siguruar shërbimet e njëri prej talenteve më të mëdhenj të Amerikës së Jugut. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, 19-vjeçarin Valentin Barco, ka njoftuar të mërkurën “Goal”.
City ka arritur marrëveshje me Boca Juniorsin, e cila do të zyrtarizohet në janar, kur do të hapet afati kalimtar i dimrit. Për Barcon, skuadra e Cityt është pajtuar të paguajë 10 milionë euro pasi ai ka kontratë me ekipin nga Argjentina deri në fund të vitit të ardhshëm.
Barco këtë verë është promovuar në ekipin e parë të Boca Juniorsit dhe deri më tani ka 1 gol e 2 asistime në të gjitha paraqitjet.
Ai me Cityn do të firmosë kontratë afatgjatë, ndërsa mbetet të shihet nëse do t’i bashkohet në afatin kalimtar të janarit apo do të lihet në huazim te Boca deri në verën e vitit të ardhshëm.