Skuadra e Premier Leagues angleze, Brighton, ka njoftuar të shtunën se ka arritur marrëveshje që në verë ta transferojë futbollistin e krahut, Ibrahim Osman, nga skuadra daneze, Nordsjaelland.
Transferimi i tij pritet të bëhet për afër 19 milionë euro.
Osman ka pranuar që t’i bashkohet ekipit elitar të Anglisë me kontratë deri në vitin 2029.
19-vjeçari mund të luajë në të dy krahët e fushës.
Ai kërkohej edhe nga skuadra e West Ham Unitedit në muajin janar.