Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami ofron 77 milionë funte për Lautaron

Lautaro Martinez

Një tjetër yll i madh i futbollit mund të largohet nga Interi. Bëhet fjalë për sulmuesin nga Argjentina, Lautaro Martinez.

Për Lautaron, interesim të madh ka shfaqur Tottenhami. Klubi nga Londra është i gatshëm të paguajë 77 milionë fonte për 23-vjeçarin.

Bëhet e ditur se te Tottenhami po e shohin Lautaron si zëvendësues ideal për Harry Kanen, që pritet të transferohet te Manchester City. Lautaro Martinezi që ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, ka qenë i lidhur me një kalim në Premier League që një kohë të gjatë.