Skuadra e Tottenhamit po insiston në transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez. Bëhet e ditur se Tottenhami është i gatshëm të ofrojë deri në 90 milionë euro për ta bindur ekipin italian në lirimin e sulmuesit nga Argjentina.
Lautaro te Tottenhami po shihet si zëvendësim ideal për kapitenin Harry Kane, i cili pritet që të transferohet te Manchester City. Lautaro 23-vjeçar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe agjenti i tij, ditë më parë insistoi se sulmuesi nuk do të largohet nga ekipi italian. 23-vjeçari është pjesë e Interit prej verës së vitit 2018 kur iu bashkua nga Racingu dhe sezonin e shkuar, realizoi 19 gola dhe bëri 11 asistime në 48 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm