Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami ofron 10 milionë euro për Nubelin

Foto: Getty Images

Tottenhami ka bërë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e portierit të Schalkes, Alexander Nubel.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Tottenhami i ka ofruar ekipit gjerman dhjetë milionë euro për portierin 23-vjeçar, që ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Nubel te skuadra angleze shihet si pasardhës i denjë për francezin Hugo Lloris që ka paralajmëruar vazhdimin e karrierës në MLS, transmeton Koha Ditore. Nubel këtë edicion po vlerësohet ndër portierët më të mirë në Bundesligë dhe ka 17 paraqitje në të gjitha garat.

Te Schalke është transferuar në vitin 2015 nga Paderborni. Ai po kërkohet edhe nga Bayern Muncheni e Borussia Dortmundi.