Sport

Tottenhami me ofertë për Mamardashvilin

Drejtuesit e Tottenhamit kanë kthyer interesimin kah portieri i Valencias, gjeorgjiani Giorgi Mamardashvili. “The Sun” raporton të hënën se Tottenhami ka bërë gati ofertën për ta bindur Valencian në lirimin e 22-vjeçarit këtë verë.

Mamardashvili vlerësohet ndër portierët më premtues në Evropë dhe Tottenhami ka ofruar mbi 70 milionë euro për kartonin e tij.

Mamardashvili ka kontratë me Valencian deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh. Tottenhami është në kërkim të një portieri për edicionin e ri, pasi francezi Hugo Lloris do të largohet pasi i skadon kontrata.

Mamardashvili ka 39 paraqitje deri më tani këtë edicion për ekipin spanjoll.