Manchester Unitedi ka shprehur interesim për portierin Giorgi Mamarshvili, përcjell “Daily Mail” të mërkurën. Mësohet se Unitedi po bën gati ofertën për gjeorgjianin 21-vjeçar, i cili është pjesë e skuadrës së Valencias. Mamarshvili në fillim të këtij viti iu bashkua Valencias dhe në La Liga ka regjistruar 18 paraqitje.
Ai ka kontratë me Valencian deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMamarshvili i gjatë 197 centimetra ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Gjeorgjisë.