Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mamardashvili drejt Premier Leagues

Portieri Giorgi Mamardashvili do të largohet nga Valencia për të vazhduar karrierën në kampionatin anglez. “Fichajes” ka shkruar të hënën se portieri gjeorgjian tashmë ka njoftuar klubin spanjoll për vendimin e tij. Ai ka kërkuar largimin në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Valencia po shqyrton të gjitha ofertat për 23-vjeçarin.

Tottenhami, Manchester Unitedi dhe Neëcastle, janë klubet që po insistojnë në transferimin e Mamardashvilit, i cili vlerësohet lart në La Liga.

Për kartonin e tij, Valencia po kërkon të paktën 50 milionë euro, pasi Mamardashvili ka kontratë deri në vitin 2027.

Këtë edicion, Mamardashvili ka regjistruar 16 paraqitje në kampionatin spanjoll për Valencian, ndërsa ka edhe 14 ndeshje për Gjeorgjinë.

Artikuj të ngjashëm