Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet interesimi për Nubelin

Pas Bayern Muenchenit, edhe skuadrat e tjera, si Manchester United, Atletico Madrid, Roma e PSG janë futur në garë për shërbimet e portierit Alexander Nubel që është pjesë e Schalkës.

"Bild" ka njoftuar të enjten se tashmë të gjitha këto skuadra kanë kontaktuar Schalken, pasi kërkojnë të sigurojnë shërbimet e Nubelit gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

Nubel 23-vjeçar, këtë edicion është kapiten i Schalkes dhe po konsiderohet si pasardhës i denjë i Manuel Neuerit. Ai ka kontratë me Schalken deri në fund të këtij edicioni dhe është pjesë e ekipit prej vitit 2015.