Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami nuk heq dorë nga Zaniolo

Tottenhami nuk ka hequr dorë nga shërbimet e Nicolo Zaniolos. “Calciomercato” ka bërë të ditur se drejtori sportiv, Fabi Paratici, do të takohet me drejtuesit e Romës për mesfushorin italian.

Skuadra angleze po beson se mund t’i sigurojë shërbimet e Zaniolos që dëshiron të largohet nga kryeqytetasit.

Është trajneri Antonio Conte që ka kërkuar nga krerët e klubit transferimin e 23-vjeçarit.

Në garë për Zaniolon është edhe Juventusi.

Artikuj të ngjashëm