Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, italianin Nicolo Zaniolo.
Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte po insiston në transferimin e Zaniolos nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit.
Madje, thuhet se Tottenhami është i gatshëm t’i paguajë Romës 40 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit.
Zaniolo është pjesë e Romës prej vitit 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë sezon, Zaniolo ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 15 ndeshje të luajtura për ekipin italian.