Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami në pritje të ofertave për Allin

Tottenhami ka vendosur që ta shesë Dele Allin.

“ESPN” raporton se drejtuesit e klubit nga Londra janë në pritje të ofertave zyrtare për mesfushorin 25-vjeçar.

Bëhet e ditur se trajneri Antonio Conte ia ka bërë të qartë anglezit se nuk llogaritë në shërbimet e tij.

25-vjeçari ka pasur vetëm 14 paraqitje me Tottenhamin këtë sezon, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë edhe një asistim. Kontrata me klubin nga Londra i skadon në verën e vitit 2024.

Artikuj të ngjashëm