Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alli do të largohet nga Tottenhami

Mesfushori Dele Alli do të largohet nga skuadra e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet britanike kanë raportuar të mërkurën se drejtuesit e klubit kanë vendosur ta nxjerrin mesfushorin në shitje, pasi po refuzon rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.

Për ta lënë të lirë 25-vjeçarin, Tottenhami po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim.

Alli është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2015 dhe këtë sezon ka shënuar një gol e ka dhënë një asistim në tetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.