Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle nuk e do Allin

Neëcastle Unitedi ka refuzuar mundësinë për ta transferuar mesfushorin e Tottenhamit, anglezin Dele Alli gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bëhet e ditur se Tottenhami ia ka ofruar futbollistin skuadrës së Newcastles, por ishte trajneri Eddie Hoëe që ka refuzuar transferimin e Allit. Howe ka thënë se dëshiron të përforcohet në pozitat tjera gjatë janarit dhe se Alli nuk i nevojitet për momentin.

Kështu që, Tottenhami do të duhet të kërkojë një blerës tjetër për 25-vjeçarin që po synon ta largojë nga ekipi për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Alli këtë sezon ka dy gola e një asistim në 16 ndeshje kurse me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2024. Për kartonin e tij, Tottenhami po kërkon rreth 25 milionë euro dëmshpërblim.