Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni në garë për Dele Allin

Evertoni është gati të rivalizojë Newcastle Unitedin për ta marrë Dele Allin në huazim nga Tottenhami, raporton të hënën “The Telegraph”. 

Mesfushori anglez ka humbur shkëlqimin në sezonet e fundit te Tottenhami dhe është në kërkim të gjetjes së formës në ndonjë klub tjetër. 

Evertoni vlerësohet si klub ideal për 25-vjeçarin që ka kontratë me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2024. Ai këtë edicion në të gjitha garat për klubin anglez ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në 18 paraqitje.