Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri skuadra të njohura pas Allit

Mesfushori Dele Alli do të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit nga skuadra e Tottenhamit.

Trajneri Antonio Conte nuk llogarit në shërbimet e anglezit që është në kërkim të një skuadre të re.

Mediat angleze kanë raportuar se për shërbimet e 25-vjeçarit interesim kanë shprehur Paris Saint-Germaini, Newcastle dhe Evertoni.

Tottenhami po kërkon rreth 10 milionë euro dëmshpërblim për mesfushorin anglez.

Artikuj të ngjashëm