Mesfushori Dele Alli pritet të jetë përforcimi i parë i West Ham Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet e ditur se krerët e West Hamit tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit të Tottenhamit.
Alli do të largohet nga Tottenhami pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.
Për kartonin e 25-vjeçarit, West Hami është i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro. Alli ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2024 kurse këtë sezon ka dy gola dhe një asistim në 15 paraqitje në të gjitha garat.