Mesfushori anglez Dele Alli do të largohet përfundimisht nga skuadra e Tottenhamit gjatë kësaj vere. Mediumet angleze kanë njoftuar të hënën se drejtuesit e Tottenhamit tashmë kanë marrë vendim për ta nxjerrë mesfushorin 25-vjeçar në shitje.
Për kartonin e Allit, skuadra londineze po kërkon rreth 30 milionë euro dëmshpërblim. Alli në edicionin e fundit nuk ka treguar paraqitje bindëse te Tottenhami dhe e pati humbur vendin e titullarit. Në 29 ndeshje në të gjitha garat, Alli shënoi tri gola dhe bëri pesë asistime. Alli ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm