Ekipi i Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit belg Youri Tielemas, që është pjesë e Leicester Cityt, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze.
Tielemas te Tottenhami shihet si zëvendësim për Moussa Dembelen, i cili në janar u transferua në Kinë.
Për kartonin e tij, Tottenhami është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim.
Tielemans në afatin kalimtar të janarit është huazuar te Leicesteri nga Monaco dhe me fanellën e ekipit anglez ka treguar paraqitje të mira. Ai ka një gol e katër asistime në shtatë paraqitje në Premier League.
Tielemans ka kontratë me skuadrën e Monacos deri në vitin 2022, të cilës iu bashkua në vitin 2017 nga Anderlechti për 26 milionë euro. Ka edhe 21 paraqitje me Përfaqësuesen e Belgjikës.