Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami në garë për Diawaran

Pas Watfordit e Wolverhamptonit, edhe skuadra tjetër nga Premier League, Tottenham është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Amadou Diawara që është pjesë e Napolit.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga mediumet angleze. Tottenhami është i gatshëm t'i paguajë Napolit 25 milionë euro dëmshpërblim për Diawaran, i cili ka kërkuar të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere. Reprezentuesi i Guinesë nuk është i kënaqur me minutazhën që ka patur edicionin e fundit te Napoli dhe për këtë arsye po kërkon largimin, transmeton Koha Ditore.

Ai edicionin e shkuar, regjistroi 19 paraqitje në të gjitha garat. Diawara 21-vjeçar, te Napoli është transferuar para tri vjetësh nga Bologna për 14.5 milionë euro. Ai me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm