Ekipi nga Serie A, Roma ka siguruar shërbimet e mesfushorit Amadou Diawara. Roma të hënën ka njoftuar se Diawara ka firmosur kontratë pesëvjeçare dhe do të jetë përforcim i rëndësishëm për edicionin e ri.
Diawara te Roma është transferuar nga skuadra e Napolit për 21 milionë euro dëmshpërblim. "Amadou Diawara është përforcimi më i ri në klubin tonë, transmeton Koha Ditore.
Ai është një lojtar që e kemi përcjellur për një kohë të gjatë dhe jemi të lumtur që ka pranuar të jetë pjesë e jona", thuhet në njoftimin e Romës.
Diawara ishte pjesë e Napolit prej vitit 2016 kur u transferua nga Bologna për 15 milionë euro, por 21-vjeçari ka patur minutazhë të vogël, duke regjistruar 74 ndeshje në total përgjatë tri edicioneve. Ai aktualisht është me Përfaqësuesen e Guinesë në Kupën e Afrikës.