Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë për Dumfries

Tottenham Hotspur po synon transferimin e mbrojtësi të Interit, Denzel Dumfries.

Trajneri i Tottenhami, Antonio Conte thuhet se e dëshiron mbrojtësin e transferimin e mbrojtësi të krahut të djathtë gjatë kësaj vere.

Tottenhami ka ofruar rreth 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e holandezit bënë të ditur “Goal”.

Holandezi ka kontratë me ‘Nerazzurrët’ deri në vitin 2025, por mund të largohet në fund të sezonit.

26-vjeçari këtë sezon me Interin në 40 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime.