Sport

Dumfries drejt Tottenhamit

Denzel Dumfries, sport, tottenham, futboll

Mbrojtësi i krahut, Denzel Dumfries, ka gjasa të mëdha që të transferohet te Tottenhami gjatë kësaj vere. “Gazzetta dello Sport” bën të ditur se trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, po insiston për shërbimet e holandezit të Interit.

Për shërbimet e 26-vjeçarit, Tottenhami është i gatshëm të ofrojë rreth 20 milionë euro për ta bindur Interin në lirimin e tij. Dumfries ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025, kurse para fillimit të këtij edicioni iu bashkua nga PSV Eindhoveni për 16 milionë euro.

Këtë edicion, Dumfries ka katër gola e shtatë asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat për Interin.