Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me kontratë të re për Kanen

Harry Kane - Tottenham

Tottenham Hotspur do të nisë bisedimet me kapitenin Harry Kane për vazhdimin e kontratës.

Mediat angleze bëjnë të ditur se është drejtori sportiv, Fabio Paratici dhe trajneri Antonio Conte që kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit t’i ofrohet një marrëveshje e re sulmuesit anglez.

Spurs janë gati të paraqesin një marrëveshje të re pesëvjeçare dhe presin që Kane ta shqyrtojë atë.

Kontrata aktuale e kapitenit të Anglisë është e vlefshme deri në vitin 2024.