Sulmuesi Harry Kane mund të firmosë kontratë të re afatgjate me skuadrën e Tottenhamit, ka njoftuar “Sky Sports” të hënën. Bëhet e ditur se Kane është në negociata me krerët e Tottenhamit, të cilët i kanë ofruar kontratë të re.
Me kontratën e re, Kane do të ishte pjesë e klubit nga Londra deri në verën e vitit 2026.
Kontrata aktuale i skadon 29-vjeçarit në vitin 2024. Te Tottenhami me këtë veprim po duan t’i shuajnë zërat në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të Anglisë, i cili po kërkohet nga skuadrat e tjera të mëdha të Evropës.
Bayern Muencheni, Manchester Unitedi e Chelsea, janë ekipet që po synojnë transferimin e Kanet vitin e ardhshëm.
Këtë edicion, Kane ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje kampionale.