Harry Kane do t’i nisë bisedimet me Tottenhamin për vazhdimin e kontratës.
Sipas “The Mirror”, drejtuesit e klubit do t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës sulmuesit anglez.
Është trajneri Antonio Conte që ka kërkuar nga krerët e klubit t’i ofrojnë kontratë të re sulmuesit pas interesimit të Bayern Muenchenit.
Kontrata aktuale 28-vjeçarit me londinezët i skadon në vitin 2024.
Drejtuesit e klubit janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë trevjeçare që do ta mbante atë në Londër deri në vitin 2027.
Conte e sheh sulmuesin si pikë të fortë të skuadrës për edicionin e ri.
Artikuj të ngjashëm