Tottenhami është i vendosur që të mos e lejojë largimin e kapitenit, Harry Kane.
Drejtuesit e klubit nga Londra po përgatisin kontratën e re për anglezin, ani pse Kane ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
Interesimet e shumë klubeve të mëdha kanë bërë që Tottenhami të veprojë për ta mbajtur Kanen në skuadër sa më gjatë.
Bayern Munichu është klubi më i interesuar për 27-vjeçarin dhe raportohet se në verën e vitit të ardhshëm, sulmuesi anglez do të kalojë te klubi gjerman.
Ndërkaq, në vitin e kaluar, Kane ishte afër transferimit te Manchester City.
Kalimi i tij te City kishte dështuar në momentet e fundit.