Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kërkon sulmuesin e PSG-së

Tottenhami është në kërkim të një sulmuesi. Mediat në Ishull kanë raportuar të martën se klubi anglez është duke e monitoruar situatën e Mauro Icardit te PSG-ja.

Sulmuesi argjentinas e ka humbur vendin e titullarit dhe nuk është në planet e trajnerit Maurico Pochettino këtë sezon.

E këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Tottenhami për ta bindur lojtarin të transferohet në Londër.

Për 28-vjeçarin, Tottenhami do të dërgojë një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh. Për Icardin, interesim ka shprehur edhe Juventusi.