Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami interesohet për Ruizin

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mesfushorin e PSG-së, Fabian Ruiz, ka njoftuar “L’Equipe” të hënën.

Ruiz po shihet te Tottenhami si përforcim i duhur për mesfushën dhe ekipi anglez po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit. Mësohet se Tottenhami ka ofruar mbi 40 milionë euro për kartonin e spanjollit. Ruiz para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Parisit nga Napoli, por nuk ka arritur të ambientohet te skuadra franceze.

Ka 1 gol e 1 asistim në 10 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Parisin ka kontratë deri në vitin 2027. Krahas Tottenhamit, interesim për reprezentuesin e Spanjës ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit.