Mesfushori Fabian Ruiz nuk është aspak i kënaqur me statusin e tij te skuadra e Paris Saint-Germainit.
Njëri prej lojtarëve më të dalluar edicionin e shkuar, Ruiz këtë edicion ka humbur vendin e titullarit dhe nuk po preferohet nga trajneri Luis Enrique. “L’Equipe” raporton të martën se mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Parisi në afatin kalimtar të janarit për shkak të minutazhës së vogël.
Këtë edicion, ai ka në total 98-të minuta lojë pas katër xhirove të zhvilluara në kampionatin e Francës. 27-vjeçari iu bashkua Parisit verën e shkuar nga Napoli për 55 milionë euro dhe me ekipin francez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Artikuj të ngjashëm