Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fabian Ruiz mund të largohet nga PSG-ja

Fabian Ruiz ishte një nga blerjet më të mëdha të Paris Saint-Germainit në vitin 2022. Por mesfushori spanjoll mund të largohet gjatë verës së këtij viti, kanë njoftuar mediume të ndryshme franceze të mërkurën.

Ruiz ka humbur vendin te skuadra nga Parisi dhe është në kërkim të një skuadre të re. Ai iu bashkua PSG-së nga Napoli. 27-vjeçari me PSG-në ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Ai ka luajtur vetëm 23 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me tri asistime. Interesim për Ruizin kanë shprehur Atletico Madrid dhe Juventusi.