Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruiz drejt Juventusit

Mesfushori Fabian Ruiz pritet të rikthehet në futbollin italian pas vetëm një edicioni e gjysmë te Paris Saint Germaini. “Tuttosport” shkruan se spanjolli Ruiz pritet t’i bashkohet skuadrës së Juventusit në afatin kalimtar të janarit.

Mësohet se ai ka marrëveshje në parim me Juventusin, ekip që po negocion me Parisin për lirimin e tij. Juventusi po e kërkon huazimin e Ruizit me opsionin e blerjes së kartonit të tij në verën tjetër.

Ruiz e njeh futbollin italian, pasi ka luajtur për katër vjet te skuadra e Napolit, përpara se t’i bashkohet Parisit. Ai ka kontratë me Parisin deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka 1 gol e 1 asistim në 13 paraqitje.