Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruiz huazohet te Juventusi

Spanjolli Fabian Ruiz pritet të rikthehet në Itali pas vetëm një viti e gjysmë te skuadra e Paris Saint-Germainit. “L’Equipe” njofton të martën se Ruiz do t’i bashkohet Juventusit në afatin kalimtar të janarit.

Në fakt, ai do të huazohet nga Parisi deri në fund të sezonit dhe ekipi italian do ta ketë opsionin e blerjes së tij në verë.

Ruiz do të largohet nga Parisi pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique dhe nuk është i kënaqur me minutazhën.

Ai ka 1 asistim në 7 ndeshje në kampionale, ku në të gjitha është inkuadruar nga stoli.

Ai verën e shkuar iu bashkua PSG-së nga Napoli për 55 milionë euro dhe me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2027.

Artikuj të ngjashëm