Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami interesohet për Kamadan

Tottenhami ka shprehur interesim për mesfushorin me tipare sulmuese, japonezin Daichi Kamada. Lajmi është bërë i ditur të martën nga tabloidi anglez “The Sun”. Kamada po pëlqehet shumë nga trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, i cili po insiston në transferimin e tij gjatë këtij muaji.

Tottenhami ka bërë gati një ofertë të majme për ta bindur Eintracht Frankurtin në lirimin e tij. Kamada ishte pjesë e Japonisë në Kupën e Botës “Katari 2022”, ndërsa me ekipin gjerman ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

26-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka bërë katër asistime në 22 ndeshje të luajtura për Frankfurtin në të gjitha garat këtë sezon.