Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami i bashkohet garës për Raphinhan

Tottenhami i është bashkuar garës për ta transferuar sulmuesin e Barcelonës, Raphinha. Kështu ka njoftuar “Daily Mirror” të enjten.

Arsenali dhe Newcastle po ashtu janë duke u interesuar për ish-yllin e Leeds Unitedit.

26-vjeçari ishte i lidhur shumë me një kalim te Arsenali para se t’i bashkohej Barcelonës për 60 milionë euro në verën e vitit të kaluar.

Raphinha ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar pesë herë në La Liga të Spanjë në sezonin aktual.